Gjyqtarët kosovarë referojnë ndeshjen Portugali-Lihtenshtajn

Kryesori Genc Nuza, asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati si gjyqtar i katërt, do të gjykojnë sfidën mes Portugalisë dhe Lihtenshtajnit në grupmoshën U-21.

Sport

20/03/2018 23:24

Gjyqtarët kosovarë përsëri do të referojnë në arenën ndërkombëtare.

Kryesori Genc Nuza, asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati si gjyqtar i katërt, do të gjykojnë sfidën mes Portugalisë dhe Lihtenshtajnit në grupmoshën U-21.

Sfida do të zhvillohet në Portugali të premten prej orës 18:45.

Sigurisht, katërshja kosovare do të monitorohet nga UEFA në këtë duel. /Lajmi.net/