Gjyqtarët e Ligës së Parë, ja kush gjykon në mbrëmjen e “Adem Jasharit” (FOTO)

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar emrat e gjyqtarëve për xhiron e gjashtë të Ligës së Parë.

Sport

21/09/2017 23:53

Kryendeshja që zhvillohet natën mes Trepçës dhe 2 Korrikut drejtohet nga Eroll Januzi, përcjellë “GazetOlle.com”.

Asistentë të tij do të jenë Arsim Sadiku dhe Bashkim Hyseni.

Kjo treshe do ta shijojë gjykimin në mbrëmje, pasi që takimi fillon në ora 20:00 në “Adem Jashari”.

Në sfidat tjera, Fushë Kosova-Ferizaj drejtohet nga Selim Hajdari.

Ndërkohë, Visar Kastrati është kryesor në Bashkimi-Vushtrria, ndërsa Alban Shala në takimin Vitia-Dukagjini.

Më poshtë i keni çiftet komplete dhe zyrtarët e të gjitha ndeshjeve.