Gjykata rrëzon pezullimin për drejtorin e policisë Haki Çako
Gjykata e Apelit ka rrëzuar paraditen e së enjtes vendimin për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë , Haki Çako, dhe kthimin e tij në detyrë.

Lajme
Avokati i Çakos, Maks Haxhia ka deklaruar në përfundim të seancës se, nuk kanë ekzistuar dyshime të arsyeshme për pezullimin e klientit të tij.
“Gjykata vlerësoi se në këtë rast nuk ka vepër penale”, ka deklaruar Haxhia.
Haki Çako u pezullua nga detyra nga Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, që e akuzonte për veprime të paligjshme dhe mosveprime në lidhje me rastin e pajisjes së përgjimeve.