Gjermania–Portugalia, formacionet e mundshme

Gjermania dhe Portugalia do të përballen në mes vete sonte, në njërën prej ndeshjeve më të forta të xhiros së parë në fazën e grupeve. Ronaldo pritet të luajë nga minuta e parë.

Sport

16/06/2014 11:37

Fillon sot aventura e dy prej favoriteve për ta fituar Botërorin. Nga ora 18:00 në \’Arena Fonte Nova\’ të Salvadorit do të zbresin në fushë dy skuadrat e Grupit G, Gjermania e Joachim Loew dhe Portugalia e Paulo Bentos, në njërën prej sfidave më interesante të xhiros së parë të fazës së grupeve.

Në këtë ndeshje mund të luajë nga minuta e parë Cristiano Ronaldo, i cili kohëve të fundit pati probleme me lëndime.

Në anën tjetër, Miroslav Klose do të jetë në kërkim të rekordit absolut të golave të shënuar në Kampionate Botërore.

Formacionet e mundshme

Gjermania: Neuer; Lahm, Hummels, Mertesacker, Durm; Schweinsteiger, Kroos; Muller, Ozil, Podolski; Klose.

Portugalia: Rui Patricio; Pereira, Alves, Pepe, Coentrao; Moutinho, Meireles, Miguel Veloso; Nani, Postiga, Cristiano Ronaldo.