Gjermania e fton në takim, ja vendimi nga Ozil

Mesut Ozil ka refuzuar ftesën e tyre për një takim për ta sqaruar situatën

Sport

26/09/2018 12:17

Mesut Ozil ka refuzuar takimin me selektorin e Gjermanisë, Joachim Loë dhe menaxherin Oliver Bierhoff.

Mesfushori ka vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas Kampionatit botëror 2018.

Por, ai ka refuzuar ftesën e tyre për një takim për ta sqaruar situatën, përcjell “lajmi.net”.

Ozil është ankuar në trajtimin e tij duke thënë se shpeshherë ishte fyer edhe në baza racore që e kishin detyruar të tërhiqet nga Kombëtarja gjermane. /Lajmi.net/