Gjermani: Kosovari qëllon me shishe birre sigurimin e diskotekës

Mediat gjermane raportojnë se të dielën rreth orës 3:00 të mëngjesit policia kishte shumë punë në një diskotekë në Kulmein.

Lajme

11/04/2016 10:32

Sipas policisë gjermane shumë persona dolën jashtë kontrollit, transmeton lajmi.net. Raportohet se një person nga Kosova ka sulmuar me shishe një punëtor të sigurimit.

Ai pastaj kishte ikur nga aty, i përkrahur edhe nga mysafirët e shumtë. Gjatë ecjes nëper rrugë, raportohet të ketë ndodhur edhe një incidet tjetër.

Një mysafir 25 vjeç është goditur nga një person tjetër i moshës së tij, derisa ishte alivanosur. Arsyeja që ndodhi kjo thuhet se ishte shkaku që i lënduari kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 17 vjeçare. Policia raportohet se po përgatit 4 padi për rrahje fizike, si dhe ngacmim seksual. /lajmi.net