Gjermani, hetime ndaj kompanisë së automjeteve “Audi”

Në qendrën e kompanisë gjermane të prodhimit të automjeteve "Audi", në Ingolstadt dhe në objektet e saj në Neckersulm janë kryer kontrolle.

Auto & Tek

15/03/2017 19:37

Zëdhënësi i kompanisë “Audi”, Toni Melfi, në deklaratën e tij tha se kontrollet e kryera në Ingolstadt dhe Neckersulm me kërkesë të Prokurorisë së Munihut dhe Shtutgartit janë në lidhje me “çështjen e dizelit”.