Gjendet Kurani më i vjetër në botë në Britani (Foto)

Fragmentet më të vjetra në botë të Kuranit janë gjetur nga Universiteti i Birminghamit.

Fun

22/07/2015 09:16

Studimet radiokarbon mbi këtë dorëshkrim gjetën se ai është të paktën 1,370 vjet i vjetër, duke u bërë kështu Kurani më i hershëm në ekzistencë.

Faqet e tekstit të shenjtë mysliman kanë mbetur të panjohura për librarinë e universitetit për gati një shekull, transmeton Lajmi.net.

_84297104_koranbirmingham624

Eksperti i Bibliotekës Britanike për dorëshkrime të tilla, Dr. Muhamed Isa Waley, tha se ky ‘zbulim emocionues’ do t’i bëjë myslimanët që të ‘gëzohen’.

Dorëshkrimi ishte mbajtur me një koleksion të librave dhe dokumenteve të tjera nga Lindja e Mesme, pa u identifikuar si një prej fragmenteve më të vjetra në botë të Kuranit. (Lajmi.net)