‘Gishti lexues 3D’, pajisja për lexim të teksteve për të verbërit

Hulumtuesit në MIT kanë ndërtuar një teknologji që lejon që të verbërit të mund të lexojnë çfarëdo shkrimi pa e përdorur brailin.

Auto & Tek

14/07/2014 16:23

“Gishti lexues” është një pajisje ‘unazë’ 3D, e pajisur me një kamerë të vogël e cila skanon dhe lexon fjalët me zë të lartë në kohë reale, përderisa përdoruesit e përcjellin tekstin me gishtin e tyre.

Është një pajisje që shërben edhe për t’i ndihmuar të verbërit të lexojnë edhe gjithashtu një ndihmë për përkthim të gjuhëve, thuhet sipas webfaqes FingerReader.

Pajisja ofron një eksperiencë të leximit me ‘majën e gishtit’ tek njerëzit të cilët nuk mund të shohin, thuhet sipas Pattie Maes, një profesoreshë në MIT që është i përfshirë në krijimin e këtij prototipi.

“Është shumë më shumë fleksibil, zgjidhja më e mirë për të verbërit që ekziston tani”, tha ajo për Associated Press.