Giggs, i lumtur për pozitën e re

Ryan Giggs ndihet i lumtur dhe i nderuar që iu dha mundësia ta udhëheq Manchester Unitedin deri në fund të sezonit. Uellsiani thotë se nuk mendoi dy herë për ta pranuar ofertën, ndërsa shton se mezi e pret debutimin.

Sport

25/04/2014 13:07

Ryan Giggs ka folur për herë të parë si menaxher i Manchester Unitedit. Uellsianit iu besua pozita e trajnerit të përkohshëm, deri në përfundim të sezonit, pas shkarkimit të David Moyesit.

Kështu, futbollisti i deritashëm i ‘Djajve të Kuq’, do ta drejtojë skuadrën nga Old Traffordi së paku këtë dy muaj.

“Kur më është kërkuar që ta drejtoj skuadrën deri në fund të sezonit, nuk kam hezituar aspak dhe kam thënë menjëherë PO”, deklaroi fillimisht legjenda e Unitedit.

“Jam i nderuar dhe i lumtur për këtë mundësi. Jam edhe nervoz dhe mezi pres që të arrijë ndeshja e së shtunës kundër Norwichit”.

“Lojtarëve ju kam thënë se duhet vetëm të kenë besim në vete, sepse e di se çka janë të aftë të bëjnë”, përfundoi Giggs.