Giggs bëhet trajner i kombëtares së njohur – Lajmi.net
Giggs bëhet trajner i kombëtares së njohur
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 18:00, 12 January 2018
Rayan Giggs është kthyer në favoritin numër 1 për të marrë drejtimin e kombëtares së futbollit të Uellsit. Ish-mesfushori ikonë i Manchester United përfaqësueses ishullore, nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën për të drejtuar ekipin e vendlindjes, por vetëm këtë fundjavë është konsideruar seriozisht nga federata.

Chris Coleman la pankinën e Uellsit në muajin nëntor, pas dështimit për të çuar ekipin në fazën finale të Botërorit që zhvillohet në Rusi këtë verë. Federata tani kërkon një zëvendësues të denjë në prestigj dhe në impaktin që do të ketë me lojtarët, edhe pse Ryan Giggs çalon disi në eksperiencë, transmeton TCH.

Ish-futbollisti i njohur ka provuar aventura të ndryshme në pankinë, fillimisht me ekipet e moshave e më pas në stafin e David Moyes, kur skocezi ishte në pankinën e Manchester United. Ryan Giggs madje drejtoi ‘Djajtë e Kuq’ për 4 ndeshje, pas shkarkimit të Moyes dhe ishte gjithashtu asistent i Van Gaal.

Ikona e Uellsit ka marrë mbështetjen e disa futbollistëve për të drejtuar kombëtaren, por pritet që vetëm muajin tjetër Uellsi të përzgjedhë kandidaturën përfundimtare.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO