Gerrard ia dhuron Liverpoolit kualifikimin (Video)

Steven Gerrard ka shënuar dy gola në fitoren e Liverpoolit kundër Wimbledonit me rezultat 2-1, duke u kualifikuar kështu për në fazën tjetër të FA Cup.

Sport

05/01/2015 22:45

Ndeshja filloi mirë për Liverpoolin pasi në minutën e 12′ të takimit, kapiteni legjendar, Steven Gerrard shënon për të zhbllokuar rezultatin.

Sidoqoftë, në minutën e 36′ sulmuesi 105 kilogramësh i Wimbledonit, Akinfenëa shënon për të barazuar rezultatin e këtij takimi, duke lënë gjithçka të hapur.

Dhe, në minutën e 62′ Steven Gerrard shënon një supergol nga gjuajtja e lirë për të kaluar përsëri skuadrën e tij në epërsi dhe për të siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Video