“Gazzetta dello Sport” zbulon klubin e ri të Mbappes (FOTO)

Kylian Mbappe do të largohet nga Monaco.

Sport

11/08/2017 08:13

Kylian Mbappe do të largohet nga Monaco, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi francez ka arritur marrëveshje për transferim te rivali nga Ligue 1, Paris Saint-Germain, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mbappe kërkohet edhe nga Real Madrid e Arsenal, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, e ardhmja e tij do të jetë te skuadra e pasur nga Parc des Princes. /Lajmi.net/