Gattuso i frikësuar nga Parma

Milan ndeshjen e radhës në Serie A do ta luaj kundër skuadrës së Parma.

Sport

01/12/2018 16:25

Para kësaj ndeshje, aspak i qetë nuk duket trajneri i “rosonerëve”, Gennaro Gattuso.

Ai u ka bërë thirrje lojtarëve që të kenë kujdes nga kundërshtarët, pasi ata janë shumë të shpejtë në kundërzbritjet e tyre.

“Duhet ta respektojmë kundërshtarin tonë dhe të kemi parasysh aftësitë që ata posedojnë” ka thënë Gattuso para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Janë një skuadër që mbyllen mirë dhe janë tejet të frikshëm në kundërsulmet e tyre. Jam i shqetësuar për mënyrën si ata luajnë” ishin fjalët e italianit.

Parma aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë, me 20 pikë të grumbulluara.

Milan në anën tjetër është vetëm një pozitë më mirë, me 2 pikë më shumë të fituara. /Lajmi.net/