Gattuso deklarohet pas humbjes së turpshme të Milanit

Gennaro Gattuso është deklaruar pas humbjes së Milanit në udhëtim te Hellas Verona.

Sport

17/12/2017 18:13

Milani u mposht 3:0 në udhëtim nga Hellas Verona, për të provuar një nga humbjet më të thella këtë sezon.

“E nisëm shumë mirë, duke krijuar shumë në 25’ minutat e para. Në vështirësinë e parë pësuam gol, më pas goli i dytë na preu këmbët”, ka deklaruar Gattuso pas ndeshjes.

“Rezultat mashtrues, por duhet ta pranojmë. Duhet të kërkojmë falje dhe të vazhdojmë përpara. Kjo skuadër nuk arrin të reagojë kur kalon në disavantazh”./Lajmi.net/