Gattuso bëhët selektor, ekipi ka lidhje me një komedi

Gennaro Gattuso është shumë afër emërimit në postin e selekrorit të Kazakistanit.

Sport

23/04/2016 10:41

Gennaro Gattuso është duke u bërë gati për një aventurë të re.

Federata e Futbollit të Kazakistanit ka identifikuar trajnerin e tanishëm të Pisa për selektor të ekipit, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Kazakistani nuk shquhet si shtet me futboll të zhvilluar dhe ishte temë e filmit të karakterit komik Borat.

Por, Gattusos nuk i pëlqejnë shakatë dhe ai me siguri se do ta marrë shumë seriozisht detyrën e re.