Gashi, numër 1

Shkëlzen Gashi (Basel), Munas Dabbur (Grasshoper), Moussa Konaté (Sion), Guillaume Hoarau (Yang Boys) apo Edimilson Fernandes (Sion). Këta janë kandidatët për futbollistin e muajit në Zvicër.

Sport

10/04/2015 22:53

Shkëlzen Gashi (Basel), Munas Dabbur (Grasshoper), Moussa Konaté (Sion), Guillaume Hoarau (Yang Boys) apo Edimilson Fernandes (Sion)?

Cili prej tyre do të zgjidhet “Lojtari i muajit” në Zvicër?

Kjo do të mësohet, më 19 prill, atëherë edhe kur do të mbyllet sondazhi online i organizuar nga portali i njohur zviceran “Blick” (http://www.blick.ch/sport/fussball/superleague/wer-war-der-beste-im-maerz-waehlen-sie-den-fussballer-des-monats-id3642048.html)

Për momentin, sulmuesi i Basel-it, Shkëlzen Gashi kryeson qartësisht, me 41.2 % të votave, ndërkohë që kundërshtari i tij më i afërt është Guillaume Hoarau (Yang Boys) me 26%, shkruan “Sportal.al”.

Ja dhe përshkrimi i shkurtër që i bën “Blick.ch” kandidatit Shkëlzen Gashi:

“Futbolli është i thjeshtë. 22 lojtarë vrapojnë pas topit. Dhe në fund? Shënon Gashi! Vetëm në muajin mars ai shënoi katër herë, duke qenë vetëm një gol pas rekordit personal të vitit të kaluar (21 gola)”.

Gashi është shndërruar në një makineri golash, edhe në muajin prill ka shënuar katër gola: dy në kampionat dhe dy për Kupë.

Sulmuesi kuqezi kryeson me 20 gola listën e golashënuesve në Zvicër, 7 gola më shumë se rivali i tij më afërt, Guillaume Hoarau (Yang Boys) me 13 gola.

REZULTATET E DERITANISHME:

Shkëlzen Gashi (Basel) – 41.2%

Munas Dabbur (Grasshoper) -12.7%

Guillaume Hoarau, (Yang Boys) – 26%.

Moussa Konaté (Sion) – 17.2%

Edimilson Fernandes (Sion) – 2.9%