Garda e mbretëreshës e tmerron aziatikun që po e ngacmonte (Video)

Nga “humorist” është shndërruar në një “maratonist”. Ky ka qenë rasti i një aziatiku që ka marrë një mësim të mirë në Britani. Ai deshi të bënte një video qesharake, ku protagonist do të ishte vetë, por ka përfunduar duke ia futur vrapit.

Fun

26/06/2015 23:33

Ai ka ngacmuar njërin prej pjesëtarëve të “Gardës së Mbretëreshës” që ishte pranë kështjellës Windsor, por reagimi që ka bërë ushtari ka tmerruar të riun.

I filmuar nga miqtë e tij, aziatiku imitonte veprimet e ushtarit, ndërsa në një moment i vë dorën në shpatulla. Pikërisht këtu, ushtari i drejton armën të riut dhe i bërtet: “Qëndro larg nga Garda e Mbretëreshës”.

Nga frika, i riu vrapon, ndërsa shokët që po e filmonin shpërthejnë në të qeshura. Ka shumë raste, kur turistët e ekzagjerojnë me sjelljet e tyre ndaj këtyre ushtarëve, që në disa raste marrin edhe kundërpërgjigje .

Javë më parë, një tjetër çift turistësh në Britani kishin zënë rrugën ku do të parakalonte “Garda e Mbretëreshës”, ndërsa njëri prej ushtarëve i shtynë, duke i larguar nga rruga.

YouTube player