Galaxy S9 kopjon iPhone X

Samsung ka filluar që tani të prodhojë sa më shpejtë Galaxy S9, me një raport që pretendon se prova e prototipit është zhvilluar gjatë tetorit. Pas daljes në treg të iPhone X, Samsung është duke u përgatitur të kundërpërgjigjet sa më shpejtë.

Auto & Tek

20/11/2017 22:58

Sipas disa burimeve të drejtuesve të kompanisë, celulari i ri do të ketë një kamerë dyshe, do të jetë më i shpejtë dhe do të ketë shumë stile të reja…si iPhone X.

Thashethemet e fundit thonë se Galaxy S9 do të ketë një kamerë dyshe mbrapa, një sensor me shenjën e gishtit që do të vendoset poshtë kamerës dhe jo pranë saj.

Celulari pritet të jetë me çipin Snapdrag 845 të Qualcomm, dhe Samsung ka zbuluar se do të përdorë një procesor të ri të 10nm.

Për sa i përket stileve si te iPhone X, është e paqartë nëse Galaxy S9 do të përfshijë Face ID si Apple. Por Samsung pritet ta përdorë atë teknologji në të ardhmen e afërt./TetovaSot/