Fytyra tragjike e Real Madridit mbrëmë ishte Toni Kroos

CSKA Moska e ka befasuar mbrëmë Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

03/10/2018 09:12

Skuadra ruse mori tri pikë ndaj madrilenëve, pasi fitores 1 me 0.

Ishte Toni Kroos, ai që ia fali CSKA Moskës tri pikë, pasi në minutën e dytë bëri një gabim trashanik, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori gjerman pasoi topin mbrapa gabimisht, ndërsa në atë moment përfitoi Nikola Vllashiç, që shënoi gol qysh në minutën e 2’ të ndeshjes.

Futbollisti kroat kaloi me lehtësi gjithashtu edhe Varanen, duke arritur që ta fus topin në rrjetë, e që madrilenët më nuk arritën të këndellen. /Lajmi.net/

YouTube player