Futbollisti i madh i Realit mungon kundër Atleticos

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo do të mungojë në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Sport

26/02/2016 11:38

Marcelo do të mungojë në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

Mbrojtësi i Real Madridit është tërhequr nga seanca e sotme stërvitore për shkak të një lëndimi, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrileme “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Trajneri Zinedine Zidane duhet të gjejë një zgjidhje për të zëvendësuar brazilianin, i cili është një prej futbollistëve kryesorë te skuadra nga Santiago Bernabeu.