Futbollisti i Kosovës transferohet në Serie A

24-vjeçari është pjesë e Luzernit në kampionatin zvicerian dhe pëlqehet nga drejtuesit e klubi italian, të cilët dëshirojnë ta marrin me parametra 0 mesfushorin, pasi në verë i përfundon kontrata.

Sport

18/01/2018 17:38

Klubi italian i Sampdorias është duke përgatitur një goditje për në merkaton e verës.

“Sky Sport” raporton se blutë e drejtuar nga trajneri Xhampaolo, kanë shfaqur interes për mesfushorin me shqiptar Hekuran Kryeziu.

24-vjeçari është pjesë e Luzernit në kampionatin zvicerian dhe pëlqehet nga drejtuesit e klubi italian, të cilët dëshirojnë ta marrin me parametra 0 mesfushorin, pasi në verë i përfundon kontrata.

Kryeziu është pjesë e përfaqësuese së Kosovës, ndërsa në të kaluar ka veshur fanellën e moshave të Zvicrës.

E ardhmja e 24-vjeçarit pritet të jetë e suksesshme, kjo për shkak të talentit që ai zotëron.

FUSSBALL, SUPER LEAGUE, NATIONALLIGA A, MEISTERSCHAFT, SAISON 2016/17, FC ST. GALLEN, FCSG, FC LUZERN, FCL,