Futbollistët serbë në rrezik për jetë

Mirko Poledica, president i Asociacionit të Futbollitëve Profesionistë të Serbisë, thotë se ekziston rreziku që ndonjë lojtar të vritet nga huliganët.

Sport

26/02/2015 14:39

Mirko Poledica, president i Asociacionit të Futbollitëve Profesionistë të Serbisë, “Nezavisnost” frikësohet se një futbollist lehtë mund të përfundojë i vdekur nga ndonjë prej grupeve të huliganeve në vend.

Poledica ka thënë se dhuna e tifozëve është përkeqësuar edhe më shumë në vitet e fundit dhe tani situata ka arritur në një pikë kritike.

“A duhet të presim që ndonjë huligan ta vret ndonjë futbollist?”, deklaroi Poledica për faqen zyrtare të FIFPro.

“Në vitet e shkuara, kam dëgjuar për shumë incidente të dhunshme dhe ju pyeteni se kur do të ndalen? Ajo që më brengos është se nuk ka asnjë reagim nga Federata. Ata mbeten të heshtur. Ata duhet të bëjnë diçka për të garantuar siguri për futbollistët. Por, nuk janë duke bërë asgjë”, u shpreh ai.

“Herën tjetër dikush mund të vritet”, përfundoi Poledica.