Futbolli i rrugës, Shqipëria gjysmëfinaliste në Botëror

Shqipëria gjysmëfinaliste në Botëror.

Sport

09/07/2016 23:18

Nuk është një shaka, por një e vërtetë e bërë realitet falë pesë djemve shqiptarë të futbollit të rrugës, që morrën pjesë mes 50 skuadrave më të mira të Botës, në finalen e turneut të zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit, që u organizua nga futbollisti i Barcelonës, Neymar në Akademinë e tij, transmeton Supersport.al.

Shqipëria që u përfaqësua me skuadrën Vetëtima dhe u shortua në Grupin C, ku arriti të fitojë 2 ndeshje me Perunë dhe Kanadanë e Lindjes duke u renditur dhe të 3-tët në grupin e tyre.

Në fazën e dytë, Shqipëria fitoi 5-0 me Turqinë, ndërsa në 1/8 kuqezinjtë mundën po me të njëjtin rezultat Portugalinë. Në cerekfinale, djemtë shqiptarë mposhtën Greqinë 1-0 përpara se të eliminoheshin në gjysmëfinale nga Holanda.

Kampione e turneut u shpall Brazili, që mposhti në finale Holandën, ndërsa nëse do të kishte patur takim për vendn e 3-4 ai do të duhej të luhej mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Kapiten i skuadrës shqiptare ishte Denis Hyka, ndërsa katër lojtarët e tjerë ishin Xhuljan Reci, Erald Leci, Klajdi Ibrahimi dhe Jurgen Isaku.