Futbolli është i paparashikueshëm, por Iniesta nuk pret që kjo gjë të ndodh te Barcelona

Ish mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se nuk mund të imagjinojë një rikthim të Neymar në ‘Camp Nou’.

Sport

09/01/2019 16:51

Sulmuesi brazilian në verën e vitit 2017, për 222 milionë euro u transferua nga Barcelona te PSG, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori.

Rreth qëndrimit të tij në ‘Parkun e Princave’ ka pasur shumë spekulime, dhe braziliani është lidhur edhe me një rikthim në ‘Camp Nou’, për të formuar treshen e sulmit me Lionel Messin dhe Luis Suarez.

Në futboll mund të ndodh gjithçka, por Andres Iniesta, që e ka pasur bashkëlojtar Neymarin, nuk beson në rikthimin e brazilianit te Barcelona.

“Personalisht, e shoh të vështirë rikthimin, por në kam parë qindra gjëra që kanë ndodhur”, ka deklaruar Iniesta, që ka bërë më shumë se 600 paraqitje për Barcelonën, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nëse ai kthehet, unë e kam thënë për vite se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”.

“Dhe cila skuadër nuk do të donte ta kishte atë. Por, unë nuk mund të imagjinoj rikthimin e tij te Barcelona”./Lajmi.net/

YouTube player