Fury jep mendimin mbi duelin Joshua – Miller, ja kush dëshiron të jetë fituesi

Anthony Joshua është kritikuar jashtëzakonisht shumë së fundmi, pasi vendosi që të përballet me Jarrell Miller.

Sport

17/02/2019 12:01

Joshua do të bëjë debutimin e tij në ringun amerikan, kur në qershor do të zbres në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jork, për duelin me Miller.

Për këtë vendim, kampioni i katërfishtë është kritikuar shumë nga audienca e boksit, mirëpo kritika për të nuk pati nga Tyson Fury.

Fury beson se kjo ndeshje do të jetë jashtëzakonisht interesante, dhe ka treguar se cili dëshiron të jetë fituesi.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, dy boksierë të pamposhtur. Le të fitojë më i miri” ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk do të ulem këtu dje të kritikojë. I dëshiroj atij (Miller) më të mirat, por shpresoj se Anthony Joshua ta nokautojë atë” ka thënë tutje britaniku.

Reagim ky paksa interesant, duke pasur parasysh natyrën e Fury. Gjithashtu, e kaluara e tij me Joshuan nuk ka qenë prej më të mirave. /Lajmi.net/