Fshati ku vajzat kthehen në djem pasi iu del penisi

Vajzat në një fshat të thellë të Karaibeve kthehen në djem kur nis pubertiteti.

Fun

14/08/2017 18:57

Kjo për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik.

Një në 90 fëmijë të lindur në Salinas të Republikës Dominikane transformohet nga femër në mashkull pasi nis t’u rritet penisi.

Ato njihen si ‘guevedoces’ që përkthehet ‘penis në moshën 12-vjeçare’.

Termi që përdoret për ta në mjekësi është pseudohermafroditë.

Fenomeni është shpjeguar nga BBC në një dokumentar.

Çrregullimi i rrallë gjenetik shkaktohet nga mungesa e një enzime, e cila bllokon prodhimin e hormoneve mashkullore në mitër.

Kjo krijon atë që duket si një femër në lindje.

Por në moshën e pubertitetit, kur vërshon testosteroni, zëri ndryshon dhe atyre nis t’u rritet organi riprodhues mashkullor.

Prezantuesi i BBC tha se ato thirren ndonjëherë edhe ‘machihembras’, që do të thotë ‘fillimisht grua, më pas burrë’. /Lajmi.net/