Fruti që parandalon diabetin

Shkencëtarët kanë shtuar një tjetër frutë që parandalon obezitetin dhe diabetin

Lifestyle

14/09/2016 20:14

Bëhet fjalë për frutin mango, i cili thuhet se rrit bakterin në zorrë dhe parandalon shtimin në peshë dhe zhvillimin e diabetit 2.

Studimi zbuloi se konsumimi i këtij fruti mund të parandalojë humbjen e bakterit të mirë të zorrës, i cili mund të shkaktohet nga dieta e pasur me yndyrë.

Hulumtuesit shkencorë thonë se ky bakter në traktin e zorrëve mund të ndikojë në obezitet dhe sëmundje të lidhura me të, si diabeti i tipit 2.

“Mango është një burim i mirë i fibrave dhe studime të mëparshme kanë treguar se ai parandalon obezitetin, rritjen e niveleve të glicemikës dhe forcon sistemin imunitar”, tregon prof. Edralin Lucas.

Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se përbërësit e gjetur tek mangoja parandalojnë inflamacionin, sidomos përmbajtja e lartë në fibra, që ndihmon me tretjen.

Një filxhan me mango është i mbushur me antioksidues dhe mbi 20 vitamina dhe minerale të ndryshme, si dhe është një burim i mirë i fibrave.