Fotografi të reja shfaqin qartë celularin Galaxy S6

Vetëm pak ditë kanë mbetur para Kongresit Botëror të Celularëve, dhe ne ndoshta tashmë kemi pamjen më të qartë deri më tani të celularit të ri të Samsung.

Auto & Tek

27/02/2015 10:32

Fotografitë e reja të zbuluara nga Android Central, shfaqin pjesën e përparme dhe atë mbrapa të dy versioneve të Galaxy S6.

Fotografia shfaqë dy celularë: një i cili duket ngjashëm me Galaxy S5 dhe një me njërin skaj të lakuar, që përket me thashethemet e mëhershme që sugjeronin se celulari i ardhshëm i Samsung do të vijë në dy versione, një të rregullt dhe një të lakuar, transmeton Lajmi.net.

Versioni me skaj të lakuar nuk duket se e ka menynë speciale të aplikacioneve si në Galaxy Note Edge. Thashetheme të tjera sugjerojnë se S6 do të ketë një trup metalik – një ndryshim nga korniza tipike prej plastike – edhe pse është e pamundur që të shihet materiali nga kjo fotografi.

samsung-galaxy-s6-edge-lead-640x463

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë për të pritur. Samsung pritet që ta zbulojë në mënyrë zyrtare Galaxy S6 në Kongresin Botëror në Barcelonë më 1 mars.

Ngjarja do të transmetohet live dhe ne do të ju sjellim më të rejat për këtë celularë.

gs-6-leak gs6-leak-4gs6-leak-2