Foshnja ishte deklaruar e vdekur, por ndodhi mrekullia (Video)

Mjekët kishin ndihmuar në lindjen e dy binjakëve të një çifti. Mirëpo njëri prej tyre, u deklarua i vdekur nga ata pasi që nuk merrte frymë.

Lifestyle

20/11/2016 16:26

Ata ia dhanë nënës që ta mbajë dhe t’i thotë lamtumirë, bashkë me burrin e saj. Nëna e mbajti për plot dy orë, duke i folur birit të vdekur. Por, pas dy orësh, ndodhi mrekullia, shkruan lajmi.net.

Foshnja filloi të lëvizë duart, mirëpo përkundër kësaj, mjekët i thanë nënës e babait se është e pamundur të jetë gjallë, pra janë vetëm reflekset.

Ja që edhe mjekët u mashtruan, nga që foshnja hapi sytë, kapi gishtin e nënës dhe filloi më shumë të lëvizë. Mjekët u befasuan nga kjo mrekulli, e fatmirësisht ngjarja ishte incizuar rastësisht që të mbetej në arkivën e familes, mirëpo pasi ndodhi kjo, ata e shpërndanë nëpër rrjetet sociale për të dëshmuar se mrekullitë ndodhin atëherë kur më së paku e presim. /Lajmi.net/

YouTube player