Foshnja e saj për pak humbi 4 gishta nga një fije floku, gruaja ka një këshillë për të gjitha nënat

Nga situata shumë të thjeshta mund të lindin probleme të mëdha dhe kjo vlen absolutisht edhe për fëmijët e vegjël.

Fun

07/10/2018 09:02

Një nënë ka përjetuar një situatë të vështirë me foshnjën e saj të porsalindur dhe i gjithë problemi erdhi nga një fije floku, shkruan Blitz.al.

Alex Upton u zgjua nga e qara e vogëlushit të saj Ezra, i cili refuzonte që të pinte qumësht. Pasi e kontrolloi foshnjën e saj, ajo vuri re se këmba e tij ishte e kuqe dhe e fryrë.

Një fije floku ishte mbështjellë përreth 4 gishtave të djalit të vogël dhe i kishte ndërprerë qarkullimin e gjakut për rreth 14 orë.

Nëse Alex nuk do e kishte vënë re në kohë fijen e flokut, Ezra mund të kishte humbur 4 gishtat e tij të këmbës.

Alex mbeti e shokuar dhe që nga ai moment kujdeset që t’i mbajë flokët e saj gjithnjë të mbledhur, duke e kontrolluar vogëlushin gjatë gjithë kohës.

Ajo u shpreh se donte të ndërgjegjësonte të gjitha nënat se sa e rrezikshme mund të jetë një fije floku për jetën e fëmijës, prandaj duhet pasur kujdes edhe nga gjërat që në dukje mund të mos jenë të dëmshme.