Formacioni me yjet që kurrë se kanë fituar Ligën e Kampionëve (FOTO)

Gianluigi Buffon ka humbur finalen e tretë të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/06/2017 00:35

Portieri italian, me skuadrën e tij Juventus, është mposhtur 4:1 nga Real Madridi në Cardiff, duke lëshuar edhe një herë mundësinë për të fituar garën më elitare në Evropë.

Kjo ishte finalja e tretë që e humb në karrierë Buffon, pas asaj të vitit 2003 ndaj Milanit dhe Barcelonës në vitin 2015.

Dështimi në finalen e Cardiffit, e mban Buffonin në formacionin e lojtarëve që kurrë se kanë fituar Ligën e Kampionëve në karrierën e tyre, edhe pse gjatë gjithë karrierës së tyre i kanë dhënë shumë këtij sporti, duke luajtur gjithmonë në nivele të larta.

Formacionin me lojtarët që kurrë se kanë fituar Ligën e Kampionëve mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/