Formacioni i vitit 2014 sipas Goal

Viti 2014 ishte padyshim një nga më të mirët në botën e futbollit e cila ishte e mbushur me plotë ndeshje dramatike dhe me emocione të shumta.

Sport

29/12/2014 16:01

Analistët e Goal.com kanë zgjedhur edhe formacionin më të mirë të vitit 2014, ku si zakonisht, kryesojnë lojtarët si Ronaldo, Messi ose Neuer.

Në këtë formacion nuk mungojnë tre kandidatët për ta fituar Topin e Artë, Manuel Neuer, Cristiano Ronaldo e Leo Messi.

Befasia në këtë formacion, është sulmuesi Luis Suarez, i cili ishte fantastik me skuadrën e Liverpoolit, por ai nuk është parë më herët në ndonjë 11-she më të mirë, përpos kësaj të krijuar nga Goal.com

Formacioni: Neuer, Ramos, Mascherano, Godin, Lahm, Brahimi, Di Maria, Kroos, Ronaldo, Messi, Suarez