Formacioni i Real Madridit

Karim Benzema është deklaruar i gatshëm për lojë mirëpo sipas njoftimeve të fundit ai nuk do të jetë titullar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit. Në vend të tij është Angel Di Maria.

Sport

24/05/2014 18:43

Real Madrid kurrë më parë nuk ka qenë më afër ëndrrës së quajtur La Decima.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij duan të hyjnë në histori si skuadra që ia solli gjigantit madrilen trofeun e dhjetë jubilar të Ligës së Kampionëve. Por, për ta bërë këtë ata duhet të fitojnë ndaj rivalit të qytetit Atletico Madrid, sonte në Lisbonë.

Dhe, sipas njoftimeve të fundit nga mediet spanjolle, Ronaldo do ta udhëheq sulmin e Realit por afër vetes nuk do ta ketë Karim Benzeman, edhe pse francezi është deklaruar i gatshëm për lojë.

Në vendin e tij mund të luajë Angel di Maria. Kurse, në krahun tjetër stuhia nga Uellsi, Gareth Bale.

Formacioni:  Casillas, Carvajal, Varane, Ramos, Coentrao, Illarramendi, Modric, Isco, Di Maria, Ronaldo, Bale.