Formacioni i Juventusit me shtatë ndryshime kundër Torinos (FOTO)

Max Allegri ka përzgjedhur rreshtimin 4-2-3-1 në derbi ndaj Torinos.

Sport

23/09/2017 08:40

Juventus do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion për derbin e qytetit kundër Torinos.

“Sky Sport” raporton se “Bianconerët” do të luajnë me shtatë ndryshime për dallim nga xhiroja e shkuar në Serie A ndaj Fiorentinës.

Max Allegri ka përzgjedhur rreshtimin 4-2-3-1 me Buffon në portë kurse para tij nga e djathta në të majtë do të luajnë Stephan Lichtsteiner, Medhi Benatia, Giorgio Chiellini dhe Alex Sandro, përcjell “lajmi.net”.

Blaise Matuidi dhe Miralem Pjanic përbëjnë dyshen e mesfushës kurse Douglas Costa do të luajë në krahun e majtë në vend të Mario Mandzukic.

Juan Cuadrado do të paraqitet në krahun tjetër në mbështetje të Paulo Dybalas dhe qendërsulmuesit Gonzalo Higuain. /Lajmi.net/