Fluturimi i Van Persie, fiksim në Holandë

Goli me kokë i shënuar nga Robin van Persie është bërë fiksim tek holandezët. Në fakt, tifozët po mundohen ta imitojnë sulmuesin holandez, i cili ‘fluturoi’ kur shënoi ndaj Spanjës.

Sport

15/06/2014 16:08

Tifozët holandezë po e imitojnë me të madhe Robin van Persien, për golin që e realizoi ndaj Spanjës.

Sulmuesi i Holandës ‘fluturoi’ para se të shënonte me kokë, ndërsa rrjetet sociale janë vërshuar nga tifozët, të cilët po e imitojnë futbollistin e Manchester Unitedit.

Njëjtë veproi edhe ky tifoz i “Oranje”, i cili e ka postuar këtë fotografi në rrjetin social, Twitter. Holanda fitoi 5:1 dhe Van Persie realizoi dy gola.