Flet gruaja e martuar me qenin, ja çfarë thotë për “lidhjen” e tyre

Gruaja që u martua me qenin e saj thotë se pavarësisht që të tjerët thonë se është e çmendur, qeni i saj është i përkryer për të.

Lifestyle

11/10/2017 16:43

43 vjeccarja, Wilhelmina Morgan Callaghan, nga Irlanda e Veriut, u martua me qenin e saj Henry tetë vjet më parë, shkruan Independent, përcjellë Klan Kosova.

Të gjtihë e dinë se qeni është shoku besnik i njeriut, e edhe Callaghan e vlerëson besnikërinë e tij edhe kur kanë kaluar bashkë nëpër kohë të vështira.

“Gjërat u ndan ca herë prej kur u martuam më 2009”.

“E humba punën në një morg, kështu isha e detyruar të rrija e papunë dhe shtëpia ime u përmbyt”, ka thënë ajo.

“Por që Henry ka qenë shumë i mirë krejt atë kohë – ai është besnik”, është shprehur 43 vjeccarja.
Ajo ka shtuar se qenin e thërret “Ri” që ka kuptimin e mbretit në galeikën e lashtë.

“Ai është si mbret – mbreti im”, ka pohuar ajo.