Flet Atdhe Nuhiu, sulmuesi që debutoi me gol te Kosova

Sulmuesi që debutoi me gol në përfaqësuesen e Kosovës, Atdhe Nuhiu beson se këto lojtarë të rinj do të kenë shumë suksese në të ardhmen, por për këtë ka kërkuar durim.

Sport

24/03/2017 23:32

Nuhiu shënoi golin e vetëm për Kosovën në humbjen 1-2 ndaj Islandës në kuadër tëkualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Pas takimit Nuhiu ka thënë se nuk është edhe aq i gëzuar për golin e shënuar për shkak se ekipi humbi.

“Për mua debutimi me gol është dytësore, pasi kemi hyrë në fushë për fitore, dhe për këtë nuk gëzohem aq shumë pasi humbëm”, është shprehur Nuhiu.

Ai më tutje ka thënë Islanda nuk e ka merituar fitoren.

“Unë jam i bindur se Islanda këtë lojë nuk e ka merituar ta fitojë. Kemi jashtëzakonisht talent të mirë, ky është një hap tjetër. Në këtë ekip futbolli shqiptar do të ketë shumë suksese. Besoj se ky grup i lojtarëve mund të shkojë shumë përpara, por kjo duhet të shkojë ngadalë, dhe duhet të kemi durim”, ka thënë Nuhiu.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6