Flappy Bird do të rikthehet në App Store në gusht

Adhuruesit e lojës Flappy Bird duhet të gëzohen pasi që krijuesi i saj ka deklaruar se loja do të kthehet në App Store gjatë muajit gusht.

Auto & Tek

15/05/2014 15:12

Flappy Bird do të rikthehet në App Store gjashtë muaj pasi që ishte fshirë, ka thënë krijuesi i saj.

Loja ishte shkarkuar më shumë se 50 milionë herë para se krijuesi vietnamez Dong Nguyen e tërhoqi atë nga App Store, duke thënë se loja \”ja kishte shkatërruar jetën\”.

Por, në një deklaratë për CNBC ai ka thënë se planifikon ta rikthej lojën me disa veçori të reja, duke përfshirë mundësitë e luajtjes në metodën multiplayer dhe me një dizajn më të veçantë se origjinali.

Në janar kjo lojë ishte bërë temë botërore, dhe në kohën kur ajo u bë më e popullarizuara Nguyen e tërhoqi atë nga App Store, duke thënë se \”nuk do të kthehej më\” dhe se loja ishte një prodhim që i bënte përdoruesit të varur nga ajo.