“Fjalët e Zidanes në pushimin e pjesës së parë ishin kruciale”

Real Madrid shkroi historinë duke e fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Sport

08/06/2017 20:16

Mbretërit në finalen e Cardiffit mposhtën 4:1 Juventusin, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes pati përfunduar baras 1:1.

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, thotë se fjalët që iu tha në pushimin e pjesës së parë trajneri Zinedine Zidane, ishin kruciale në lojën e tyre.

Ai thotë se trajneri francez u ka kërkuar të jenë më shumë agresiv në lojë.

“Në pushim ai tha se ne duhet të jemi më agresiv, të mos e lejojmë Juventusin ta ketë topin aq lehtë siç bëmë në pjesën e parë”, deklaroi Modric, përcjell lajmi.net.

“Në pjesën e dytë ne e ndryshuam këtë, dhe kjo ishte kruciale në performancën tonë”./Lajmi.net/