Fitorja e parë pas 171 ndeshjesh

Për herë të fundit shënuan fitore në shtator 2007, gati gjashtë vjet e gjysmë më parë. Por, pas 171 ndeshjesh, prej të cilave në 169 pësuan humbje, skuadra Tunstall Town FC e riktheu buzëqeshjen. Në një epilog mjaft të pazakonshëm për ta, sinjalizimi për përfundimin e takimit në fundjavë kundër Betley Reserves i nxori ata…

Sport

24/02/2014 08:41

Për herë të fundit shënuan fitore në shtator 2007, gati gjashtë vjet e gjysmë më parë. Por, pas 171 ndeshjesh, prej të cilave në 169 pësuan humbje, skuadra Tunstall Town FC e riktheu buzëqeshjen.

Në një epilog mjaft të pazakonshëm për ta, sinjalizimi për përfundimin e takimit në fundjavë kundër Betley Reserves i nxori ata fitues, me rezultat 2:1, ndaj rivalit nga Staffordshire.

“Të gjithë ishin shumë të lumtur, duke kërcyer dhe përqafuar njëri tjetrin”, deklaroi futbollisti-menaxheri George Day, 50-vjeç.

“Gjyqtari deshi të bënte një fotografi me ne sepse ai ishte këtu kur ne fituam”.

Por, ka mundur të jetë krejt ndryshe. Moti i keq e vuri ndeshjen në dyshim dhe Tunstall kishte katër mungesa për të kompletuar ekipin.

Mirëpo, disa telefonata, sollën kompletimin e skuadrës në një duel ku ata e mposhtën Betley Reserves.