Fitorja e Barcelonës, het-triku i Messit (Video)

Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat bindës në ndeshjen kundër APOEL-it 4-0, teksa Messi arriti të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke shënuar het-trik në këtë takim.

Sport

25/11/2014 22:37

Në minutën e 27’ Luis Suarez arrin të shënojë golin e parë zyrtar me fanellën e Barcelonës, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Më pas vijnë tre golat e Messit, i cili arrin të tund rrjetën në minutën e 38’ dhe 58’ dhe 87’.

Me këto gola, Messi e dërgoi në 74 numrin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve, duke kaluar Raulin, i cili deri sot e mbante rekordin me 71 gola.

Barcelona është në kuotën e 12 pikëve në Grupin F, një më pak se PSG që është në vendin e parë.

Video