Fitore e përvuajtur e Real Madridit ndaj Ajaxit në ‘Johan Cruyff Arena’

Real Madrid ka arritur të marrë një fitore të vuajtur por shumë të rëndësishëm me rezultat 1:2 ndaj Ajaxit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales ë Ligës së Kampionëve, e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.

Sport

13/02/2019 22:54

Ndeshja e zhvilluar në ‘Johan Cruyff Arena’ ishte tejet atraktive, me vendasit që patën një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni, sidomos në pjesën e parë.

Ajax gjatë pjesës së parë arriti të dominonte në tërësi kampionët e Evropës, madje duke shënuar edhe një gol në fund të kësaj pjese, i cili u anulua për pozitë jashtë loje nga gjyqtari, pas konsultimit me VAR.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, me mysafirët e Real Madridit që shënuan për 0-1 në minutën e 60’, kur Benzema dërgoi topin në rrjetë pas një asistimi të pranuar nga Vinicius Junior.

Skuadra e Ajaxit arriti që në minutën e 75’ të barazonte në 1:1.

Por, Real Madrid me përvojën evropiane arriti që në minutën e 87’ me një dalje të shpejtë të shënoi me Asensio, për fitore 1:2.

Ndeshja e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ luhet pas tri javësh./Lajmi.net/