Fiton një milion dollarë në llotari – deklarata e tij është e çuditshme

Një burrë në Karolina të Veriut ka fituar një milion euro llotari dhe arsyeja pse ai thotë se i ka fituar ka habitur njerëzit.

Fun

27/09/2016 20:07

Michael Owenby u ka thënë zyrtarëve të llotarisë se ishte duke i ndihmuar mikut të tij për ta rregulluar makinën kur kishte shkuar për të blerë një pije të freskët “Mountain Dew”.

Owenby thotë se në dyqan kishte vendosur për të blerë një biletë llotarie për 20 dollarë me të cilën i kishte fituar një milion sosh, transmeton lajmi.net

“Është e mahnitshme,” tha Owenby. “E gjitha ndodhi sepse kam kërkuar një Dew Mountain”.

Ai ka thënë se me paratë do të blejë një makinë të re për të shpëtuar nga pensioni./lajmi.net