Fitojnë Prishtina, Llapi dhe Feronikeli

Prishtina, Llapi dhe Feronikeli e kanë nisur me fitoren fazën e dytë në IPKO Superligën e Kosovës.

Sport

27/10/2018 15:41

Kryeqytetasit kanë triumfuar 0-3 në udhëtim te Gjilani, me golat e shënuara nga Ahmeti, Korenica dhe Boshnjaku.

Fitore të rëndësishme kanë shënuar edhe Feronikeli me Llapin.

Feronikeli po ashtu në udhëtim ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 0-1.

Ndërsa Llapi, në ‘Bajram Aliu’ ka mundur 0-2 Drenicën./Lajmi.net/