Fitoi Championsin e tretë radhazi, por Reali po programon revolucion – Lajmi.net
Fitoi Championsin e tretë radhazi, por Reali po programon revolucion
Autori: Lajmi.net Liga e KampionëveSport 14:37, 29 May 2018
Nga ana tjetër, pritet që të investohet edhe në tre pozicione të tjera prioritare, në portë në pozicionin mbrojtësit të  djathtë dhe në mesfushë.

Me festimet për suksesin e arritur në Champions League që vijojnë ende, Reali i Madridit nuk di të ndalet, duke nisur nga puna për përforcimin e organikës me synim triumfin edhe në sezonin e ardhshëm. Raportet e detajuara për ata që përbëjnë listën e kandidatëve potencialë, janë shqyrtuar me kohë nga drejtuesit e klubit, ndërkohë që tani është momenti për t’u ndalur tek secili prej tyre  me shumë kujdes.

Vlen për t’u kujtuar fakti se gjatë 5 viteve të shkuar, në të cilët Los Blancos kanë fituar 4 trofe të Championsit, kanë shpenzuar vetëm 456 milionë euro në merkato, ndërkohë që të ardhurat e arkëtuara nga shitjet kanë qenë në shifrën e 403 milionë eurove. Në sytë e shumë tifozëve tekniku Zidane ka në dispozicion një prej organikave më të forta në botë, gjithsesi Reali do të hyjë në merkato fuqishëm dhe i pari që lakohet është pikërisht ylli  brazilian Neymar, emri i të cilit është asociuar me fanellën e bardhë për gjatë gjithë këtyre muajve.

Nga ana tjetër, pritet që të investohet edhe në tre pozicione të tjera prioritare, në portë në pozicionin mbrojtësit të  djathtë dhe në mesfushë. Në kuadër të kësaj linje, përjashtim bën Mariano, sulmuesi i cili këtë sezon më skuadrën e Lyonit në Ligën e Parë franceze ka shënuar plot 18 gola. Gjithsesi, rikthimi i tij në Madrid varet nga rrjedha që do të marrin çështjet “Neymar” dhe “Bale”, transmeton “SS”.

Nëse Neymar do të vendosë të qëndrojë në Paris, atëherë madrilenët do të tentojnë për një emër të madh në sulm si Salah, Hazard apo Dybala. Ndërkohë i sigurt është afrimi i Vinicius Junior, që do të jetë nën urdhrat e Zidane në mes të qershorit, sapo të mbushë 18 vjeç. Për portën zgjedhja e parë shkon për brazilianin e Romës Alisson Becker, falë moshës, potencialit dhe faktit se kushton më pak se David De Gea apo Courtois. Emri i vetëm që lakohet për mbrojtësin e djathtë deri më tani është ai i Alvaro Odriozolas, klauzola e të cilit te Real Sociedad është 40 milionë euro.

Në qendrën e mbrojtjes Jose Maria Gimenez i Atletico Madridit është një kandidat i përshtatshëm, për të cilin “Los Blancos” mund të paguajnë edhe klauzolën prej 65 milionë eurosh. Alternativat e tjera përfshijnë Skriniar të Interit dhe Alessio Romagnolin e Milanit, që mendohet se do të kushtojnë rreth 60 milionë euro. Reali synon te të rinjtë me karakter dhe të ardhme premtuese, për të nisur një tjetër edicion me grintën prej kampioni.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO