Fillon prodhimi i BMW X7

Janë publikuar pamjet e para nga linja e prodhimit të modelit më të fundit SUV nga BMW.

Auto & Tek

20/12/2017 13:23

BMW ka filluar prodhimin e modeleve të para të  BMW X7 Sports Activity në fabrikën BMW Group Spartanburg në SHBA, transmeton Express. Këto janë modele para fillimit të prodhimit të rregullt, vetura këto të cilat do të përdoren për çështje testimi dhe do ti paraprijnë prodhimit të veturave të para të cilat pritet të dalin në treg nga fundi i vitit 2018.

Edhe këto modele të cilat kanë filluar të prodhohen do të jenë të mbështjella me material kamuflues.