Fillojnë talljet me Neymarin, e gjithë bota po qeshet me të

Kombëtarja e Brazilit është shokuar duke u eliminuar nga Kupa e Botës nga Belgjika.

Sport

06/07/2018 22:20

Belgjika me një lojë të mirë arriti të mposht 2:1 pesë herë kampionët e botës.

Edhe në këtë ndeshje, pati disa raste të kontestuara nga Neymar, i cili nuk hezitoi të rrëzohej me prekje të lehta, por edhe pa e prekur fare.

Momente të tilla Neymar ka dhuruar përgjatë gjithë këtij botërori.

Kjo ka bërë që ndaj tij të nis një fushatë në rrjetet sociale, ku me yllin e PSG-së po bëhet një tallje e madhe./Lajmi.net/