Fillojnë problemet tek Chelsea, lojtari largohet 15 minuta më herët nga ndeshja

Chelsea nuk po regjistron rezultatet më të mira në ndeshjet e fundit, si pasojë e mungesës së vazhdimësisë.

Sport

22/01/2019 21:46

Ata pësuan një humbje të rëndë kundër Arsenal, me rezultatin 2:0, duke rritur kështu edhe më shumë krizën në kampin “blu”.

Një gjë që ka tërhequr vëmendjen në ndeshjen ndaj Arsenal erdhi nga Andreas Christensen.

Qendër mbrojtësi i nevrikosur nga mungesa e minutave u largua qysh 15 minuta para se të mbaronte ndeshja.

Ai u nis drejt dhomave të zhveshjes, duke e nervozuar kështu pa masë trajnerin Maurizi Sarri, shkruan “The Times”, transmeton lajmi.net.

Lojtari më herët kishte qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek Barcelona, por tashmë katalanët kanë nënshkruar me Murrillon.

Opsion tjetër për reprezentuesin danez mbetet rikthimi në Bundesliga, tek Monchengladbach. /Lajmi.net/