Fiket rrjeti i Sony PlayStation pas një sulmi kibernetik

Rrjeti i Sony PlayStation është fikur pas një sulmi kibernetik që e kanë kryer disa hakerë në atë që njihet si 'sulmi mbi shërbimin dhe shpërndarja e tij'.

Auto & Tek

26/08/2014 12:59

Në një postim në blog Sony tha se asnjë informacion personal i kompanisë nuk ishte vjedhur nga sulmuesit, transmeton Lajmi.net.

Të dielën në një fluturim të American Airlines që ishte duke udhëtuar edhe një shef i lartë ekzekutiv i Sony, u devija pasi që kishte marrur alarm për një bombë.

Në blog Sony shtoi gjithashtu se “Rrjetet e PlayStation dhe Sony Entertainment janë përpjekur që të sulmohen në kohën kur kishte trafik jashtëzakonisht të lartë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të kësaj çështje dhe shpresojmë që shërbimet tona do të rregullohen sa më shpejtë që është e mundur”, shtoi kompania në blog, transmeton Lajmi.net.

Sony tha gjithashtu se FBI është duke e hetuar çështjen e alarmit për bombë dhe sulmet kibernetike mbi të.